Dita e parë e Fitër Bajramit në Kosovë
16/08/2012 // 0 CommentsKryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 18 gusht 2012.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të dielën, më 19 gusht 2012.
Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 5:05 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, nga kryeimami, Sabri ef. Bajgora.
Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 6 : 23, Hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 19 gusht 2012, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutje dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër-Bajramit!
Postime te ngjashme
-
Kosova e Kuvajti thellojnë bashkëpunimin
18/06/2013 // 0 CommentsKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ambasadorin e Kuvajtit në Tira...
-
Takim kryeimamësh para ramazanit
18/06/2013 // 0 CommentsNë takimin që Kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora zhvilloi me kryeimamët e Këshillave të Bashkësi...
-
SHBA e Rusia “thyejnë shtizat” për Kosovën në KS
15/06/2013 // 0 CommentsNJU JORK- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia i kanë “thyer shtizat” edhe një herë për Kosovën...
-
Myftiu Tërnava nderohet me “Qytetar nderi i Fushë-Kosovës
14/06/2013 // 0 CommentsMë 12 qershor në akademinë solemne të organizuar nga Komuna e Fushë- Kosovës iu nda çmimi “Qytet...





